Me siguri as që keni ëndërruar që një ditë dikush të ndërtojë tavolinë super të mençur për dhomën e ndenjës.

Tavolina moderne për dhomën e ndenjës mund t’i blini në forma dhe ngjyra të ndryshme, nga materialet e ndryshme, transmeton Telegrafi.

Sobro është tavolina më atraktive dhe më praktike që keni parë ndonjëherë.

Veç kësaj, ka opsionin që të ftohë pijet dhe ushqimin, në të janë të vendosur altoparlantët bluetooth.

Ajo që posaçërisht do t’i ngazëllejë mysafirët është drita led nën tavolinë, ndërkaq kontrolli i rregullimit të dritës bëhet me prekje të ndjeshme (touchscreen).

Mirëpo, surpriza e vërtetë është që me ndihmën e kësaj tavoline mund të mbushni telefonin apo të lidhni kabllon e USB-së.

Shikoni videon dhe zbuloni përse kjo është tavolina më e popullarizuar në botë!