Miranda Kerr dhe i fejuari i saj miliarder, Evan Spiegel, janë zotuar për abstenim nga seksi deri në ditën kur do të martohen. Supermoeelja 33-vjeçe ishte takuar në vitin 2014 me themeluesin e Snapchat-it dhe çifti planifikon që të martohet më vonë gjatë këtij viti. Mirëpo, bukuroshja e cila ka një djalë nga martesa me aktorin Orlando Bloom, thotë se ajo dhe i dashuri i saj ende pritet të bartin lidhjen e tyre në nivel intim, pasi besimet e tij tradicionale nënkuptojnë që ata ta ruajnë veten nga seksi deri të bëhen burrë e grua.

Duke folur me një gazetar të gazetës britanike “The Times”, Miranda ka biseduar edhe për kontrollin e lindjeve, duke zbuluar se nuk ka përdorur preparate mbrojtëse, por se nuk ka në plan një fëmijë tjetër, derisa të martohet, pasi partneri i saj është tepër tradicional në këtë drejtim. Dhe gazetari më pas kishte insistuar të sqaroj nëse kjo nënkupton se ajo dhe Evan nuk janë duke bërë seks dhe ajo ishte përgjigjur: “Ne nuk mundemi.

Dua të them se jemi duke pritur”. Edhe pse Evan ishte miliarderi i ri që vetë e kishte arritur pasurinë, Miranda e ka pranuar se as që e kishte pasur idenë se kush ishte ai kur ishin takuar për herë të parë në një darkë në Los Anxhelos, e cila ishte organizuar nga brendi i modës Louis Vuitton. “Ai ishte një djalë i ëmbël, por ishte tepër i ri për ta marrë seriozisht, por më pas ka lindur dashuria mes nesh”, ka sqaruar ajo.