Tekniku italian në njëfarë mënyre e pranon se skuadra e tij po kalon në krizë, por e gjitha kjo pasi janë duke u rritur.

“Nuk është një moment i mirë në aspektin e pikëve, por duhet të tregohemi më dinak në fushë”.

“Donnarumma? Rritja kalon edhe në momente të vështira, kritika e gjëra të tilla, por djaloshi është i ekuilibruar”.

“Krizë? Nuk e di nëse mund të përkufizohet si krizë, kemi humbur disa ndeshje kohëve të fundit, por unë mendoj se është krizë e rritjes”, ka thënë Montella.