carNë qoftë se përdorni ndonjëherë një makinë të marrë me qera, sigurohuni që të mos e lidhni celularin tuaj me asnjë nga pajisjet ndihmëse që ofron makina, pasi kjo mund t’i japë të tjerëve mundësinë t’ju gjurmojnë dhe të dinë me shumë informacione se ç ‘duhet për ju.

Makinat me qera të cilat lidhen me celularin tuaj janë në gjendje të ruajnë informacione nga celulari edhe pasi ju e ktheni atë për të mos e përdorur më. Në varësi të pajisjeve që posedon makina, ato mund të ruajnë numrin tuaj të celularit, kontaktet, thirrjet e bëra, mesazhet dhe lokalizimin e GPS.

Për të qenë më të sigurtë mos përdorni madje as karikuesin që ofron makina për celularin tuaj, por nëse ju duhet ta lidhni patjetër telefonin me një nga pajisjet atëherë sigurohuni që kur të mbaroni udhëtimin të fshini të gjitha të dhënat nga historia e pajisjes (megjithatë kjo mënyrë nuk siguron 100% që të dhënat tuaja janë fshirë vërtet).