Moti sot paradite në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, ndërsa gjatë ditës për shkak të rënies së masës shumë të ftohtë ajrore nga veriu do të ketë rritje të vranësirave, sidomos në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit ku në vendet më të ulëta do të ketë reshje të përkohshme të shiut, ndërsa nëpër male reshje të borës.
Për shkak të lëshimit të kësaj mase të ftohtë ajrore në orët e pasdites do të ketë rënie të temperaturave dhe reshjet e shiut në vendet më të larta do të kalojnë në reshje dëbore. Reshjet nuk pritet të jenë shumë intensive, do të jenë me erë të dobët deri mesatare, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë e dobët deri mesatare, ndërsa gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë e përforcuar veriore.
Temperaturat minimale lëviznin prej -5 në Manastir, -3 në Prilep, -2 Mavrovë, Strumicë dhe Pretor, -1 në Shkup-Petrovec, Ohër dhe Lazaropole, 0 në Tetovë, Shtip, Vinicë dhe Berovë, 1 Krushevë, Dibër dhe Topollçan, 2 në Kriva Pallankë, Shkup dhe Demir Kapi, 4 në Kumanovë, Dojran, Gjurishte dhe Gjevgjeli dhe 5 gradë në Pozharan.
Reshje të borës ka pasur vetëm në Berovë, ndërsa moti gjatë natës ishte i qetë me vranësira të konsiderueshme, më i kthjellët ishte në pjesët jugperëndimore dhe juglindore. Në disa vende frynte erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Sot në mëngjes në pjesët veriperëndimore mban mot me vranësira dhe nëpër male filluan reshje të borës.
Temperatura maksimale do të jetë në interval nga 4 deri në 13 gradë Celsius.
Për shkak të lëshimit të masës shumë të ftohtë ajrore nga veriu gjatë ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme, i ftohtë dhe me erë. Nesër dhe të enjten do të ketë reshje të dobëta të borës dhe do të fryejë erë e fuqishme veriore, posaçërisht nëpër male (përkohësisht me shpejtësi rreth 100 km/orë). Gjatë uikendit moti do të jetë me diell, ndërsa për natën e Vitit të Ri i kthjellët dhe shumë ftohtë me temperatura nën -10 gradë.
Sipas matjeve të Ministrisë të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor ajri është i ndotur në të gjitha komunat e Shkupit. Në Lisiçe janë matur 119,28 mikrogamë PM10 grimca në metër kub në Karposh 98.99, tek Rektorati 96,37, Qendër 80,22 dhe Gazi Babë 73,13. Në Manastir janë regjistruar 128,33 mikrogamë, Kërçovë 101,92 dhe Tetovë 90,59 mikrogramë./mia