MPB e Shqiperisë i ka drejtuar një kërkesë Interpolit, që të fillon proceduren për lirimin e Ramush Haradina, Manastiri Lajm ka siguruar dokumentin e firmosur nga ministri i punëve të brednshme të Republikës së Shqipërisë, z. Saimir Tahiri.

Njëherit dy ditë më parë neve kishim publikuar prononcimin e Prof. Dr. për mardhënie ndërkombëtare  Martin Berishaj pështjen e z. Ramush Haradinaj, dhe forma si duhet të zgjidhet kjo.
Ja Prononcimi i z. Berishaj për aktin e MPB-së së R.Shqipërisë:

 

“Para dy ditesh ne statusin tim shtrova idene per shlyerje te fletarresteve per shtetas kosovare nga ana e nje shteti tashme inekzistent (Unionit Serbi Mali i Zi), nga ana e Shqiperise, si anetare e Interpolit. MPB e Shqiperise fillon proceduren rreth kesaj çështje!”

Më poshtë mund të shifni dokumentin origjinal të MPB-së së R.Shqipërisë:

 

15940695_1394261110634447_4648853128219153092_n

 

15978029_1394261113967780_2083910824406582679_n

Manastiri Lajm


Për ndryshe Manastiri Lajm, dje publikoj propozimin për zgjidhje institucionale nga profesori për marrëdhënie ndërkombëtare dhe diplomaci, Martin Berishaj,  në lidhje me ndalimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, po jua risjellim edhe një herë postimin e plotë sa për të plotësuar kronologjinë e ngjarjeve:

Prof.Dr. Martin Berishaj: Ja çka duhet të bëjë Republika e Kosovës për lirimin e Haradinajt

“Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Martin Berishaj, ka reaguar në lidhje me ndalimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në paraburgim në Francë, në bazë të një fletarresti të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, që daton nga viti 2004.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës nuk duhet trajtuar si çështje individuale paraburgimin e Haradinajt në Francë, por si mbrojtje të sovranitetit territorial të shtetit të Kosovës. Ja prononcimi i tij:

Qeveria e Kosovës duhet ta ketë të qartë se çështja e Haradinajt nuk duhet trajtuar si çështje individuale, por si mbrojtje e sovranitetit territorial të shtetit të Kosovës dhe dinjitetit të sajë!

Rasti Haradinaj imponon që Qeveria e Kosovës të marrë vendim dhe ta autorizojë Shqipërinë dhe shtetet tona aleate, si anetare te Interpolit që të shlyejnë fletëarrestet sërbe të dërguar Interpolit për shtetas kosovar, duke i marrë asaj “argumentin” e fundit për balancim të krimeve të luftës.

Me kërkesën e bërë Francës për ekstradim të Ramushit në Sërbi, ajo dëshiron ta aplikoje jurisdiksionin universal, ndërkohë që shquhet si shtet me sistem juridik jokredibil !

Kosova duhet ta lobojë dhe të bëjë marrëveshje xhentelmene për ta zhvlerësuar memorandumin në mes UNMIK-ut dhe Interpolit, në mënyrë që ti hap dyert vetëvetes si shtet, të bëhet pjesë e Interpolit./Manastiri Lajm/

1798797_834288676597323_890058399_n

 

 

EKSKLUZIVE: Prof.Dr. Martin Berishaj: Ja çka duhet të bëjë Republika e Kosovës për lirimin e Haradinajt