Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka vazhduar me reagimet drejtuar shteteve fqinje. Pas konfliktit me Greqinë dhe Serbinë për emrin e Maqedonisë, MPJ e Maqedonisë ka reaguar edhe ndaj deklaratat e Edi Ramës në lidhje me të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë.

”Në Maqedoni ka përfaqësues legjitim të të gjithë qytetarëve që jetojnë në vend dhe ata janë faktorët e vetëm për të sjellë vendime. është mirë që mënyra e veprimit në Maqedoni ku ka multikulturalizëm dhe integrim të të gjithë etniteve të zbatohet edhe në shtetet fqinje.

Nuk duam të komentojmë më shumë se kush është duke u përzier në Maqedoni por ju bëjmë thirrje që të respektojë pavarësinë e Maqedonisë dhe të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Qytetarët për ne janë të rëndësishëm dhe prej atyre pritet që të sjellin vendime brenda në shtet.” thuhet në reagimin e MPJ-së në Maqedoni.

Edi Rama para dy ditëve tha se pa shqiptarët nuk Maqedoni dhe se shqiptarët me maqedonasit duhet të jenë të barabartë si dy sytë.