Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Republikën e Maqedonisë më 11 dhjetor të vitit 2016 edhe krahas situatës jashtëzakonisht të tensionuar politike, janë mbajtur në atmosferë të qetë. Vëzhguesit ndërkombëtarë, mes të cilëve ishte edhe një grup i përfaqësuesve rusë, nuk kanë regjistruar shkelje të standardeve të aprovuara universale, vlerësoi sot Ministria e Punëve të Jashtme e Federatës Ruse.

Sipas rezultateve, shtohet, asnjë parti politike nuk ka arritur të sigurojë shumicë absolute.

“U bëj thirrje të gjitha forcave politike në Maqedoni që ta respektojnë vullnetin e votuesve, të veprojnë në kuadër të Kushtetutës, dhe të evitojnë ndikimet e jashtme kontraproduktive gjatë formimit të qeverisë së re. Besojmë se politikanët e Maqedonisë janë koshientë për shkallën e përgjegjësisë për ruajtjen e stabilitetit në Maqedoni dhe harmoninë ndëretnike, të cilat janë faktor i domosdoshëm për paqe në gjithë rajonin ballkanik”, potencohet në kumtesën e MPJ Ruse.

Rusia, siç theksohet në kumtesë, pret që prioritetet e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë të jenë të balancuara dhe të fokusohen në përforcimin e paqes dhe të sigurisë në kontinentin evropian.

Edhe Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në konferencın e sotme për mediaka shprehur kënaqësi nga zbatimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, duke theksuar se nuk guxojmë të lejojmë të mos respektohet vullneti i qytetarëve.

“Para së gjithash i’u uroj qytetarëve që treguan përgjegjësi dhe dolën masovikisht për ta realizuar të drejtën e votës. Këtë vit, kur shënojmë 25 vjet nga pavarësia jonë, treguam pjekuri demokratike dhe e konfirmuam kapacitetin tonë për zbatimin e zgjedhjeve korrekte, të lira, të qeta dhe demokratike”, tha Ivanov.

Ai theksoi se institucionet relevante dhe ndërkombëtare konfirmuan se Maqedonisë zbatoi zgjedhje të cilat i ngjajnë një shteti evropian dhe demokratik.

Ivanov bëri thirrje deri BE të gjejë mënyrë dhe të mundësojë përparim të Republikës së Maqedonisë në rrugën euroatlantike.