Sot Aleksandar Vulin kishte paralajmëruar ardhjen e tij për vizitë në Kosovë.
Por diçka e tillë nuk iu lejua ministrit të Punës në Qeverinë e Serbisë.

Ministria e Punëve të Jashtme ia ka ndaluar Vulinit hyrjen në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar  Bashmir Xhemaj, këshilltari politik i Enver Hoxhajt.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë Aleksandar Vulinit e cila ishte paraparë të ndodhte sot”, ka thënë Xhemaj.