Analisti politik Nijazi Muhamedi pas mashtrimit të liderit të LSDM-sl Zoran Zaev që ju bëri shqiptarëve të Maqedonisë për dygjuhësinë ka nxjerrë një dëftesë të vitit 1947 ku thotë se gjuha shqipe ishte zyrtare edhe atë para gjuhës maqedonase aty ku shqiptarët ishin shumicë, përcjell TetovaSot.

“SHQIPJA GJUHE E PARE ZYRTARE NE TERE TERRITORIN KU JETOJNE SHQIPTARET..!
-DUALITETI LINGUISTIK I MAQEDONISE,OSE SHTETI BINACIONAL,1947” ka shkruar Muhamedi

Ndryshe sot Zoran Zaev ndryshoi atë që vetë e kishte pranuar para liderit të BDI-së në Reçicë ku kishte pranuar që edhe bankënota, uniformat policore të jenë në gjuhën shqipe, ku tha se as bankënota e as uniforma nuk kanë nevojë të jenë në dy gjuhë.

Pas këtij programi që shpalosi lideri i LSDM-së kanë reaguar të gjithë shqiptarët në rrjtet sociale, mediat shqipe, analist rajonal dhe mediat ndërkombëtare për dyfytyrësinë e Zaevit. /TetovaSot/

deftese-1