Pas mbajtjes së Kuvendit të gjashtë zgjedhor, në mbledhjen e parë të Kryesisë së Partisë Demokratike Shqiptare, të mbajtur më datë 28 dhjetor 2016, është shqyrtuar dhe miratuar Raporti i Komisionit Zgjedhor të PDSH-së për zgjedhjet e anëtarëve të Kryesisë së Partisë nga ana e anëtarëve të Këshillit Qendror. Poashtu, në këtë mbledhje është bërë edhe zgjedhja e Nënkryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare si dhe Sekretarit.

Raporti i Komisionit Zgjedhor të PDSH-së për zgjedhjet për anëtarë të Kryesisë së Partisë nga ana e anëtarëve të Këshillit Qendror, është shqyrtuar dhe miratuar nga të gjithë anëtarët e Kryesisë pa asnjë vërejtje, duke u potencuar se zgjedhjet ishin të rregullta dhe demokratike. Më pas, anëtarët e Kryesisë diskutuan rreth zgjedhjes së Nënkryetarit dhe Sekretarit të përgjithshëm të PDSH-së, ku pas diskutimeve të shumta, për Nënkryetar të Partisë Demokratike Shqiptare u zgjodh Ilir Sadriu ndërsa për sekretar Zejnulla Dauti.

Kryetari i PDSH-së ka folë edhe për gjendjen brenda partisë së tij duke thënë se jemi munduar që këtë ngjarje të mos e bëjmë publike për opinionin, “meqenëse se sot ata kanë treguar shkallën e lartë të tyre, një sjellje shumë të ulët ndaj PDSH, duke konsideruar se ata janë frikacakët të cilët nuk guxuan të hyjnë në procesin zgjedhor, nuk guxuan të jenë pjesë e procesit brenda nëndegëve e mos të flasim për organe më të larta duke konsideruar se kjo situatë e krijuar do të zgjidhet.
Kryetari Mustafa ka ftuar ish antarët e kryesisë dhe këshilltarët e Kuvendit që ti kthehen aktiviteteve të partisë duke iu bindur kësaj kryesie që tashmë ka marrë besimin e mbi 1200 emrave në listë të kësaj partie.

Ai ka thënë se Kuvend i VI i PDSH është një test për të konfirmuar fuqinë e partisë.

Kryetari i PDSH buxhetin për vitin e ardhshëm e konsideroi se ky buxhet është një përallë fëmijësh.

“Eshtë bë një prezantim përallor i buxhetit të komunës për 1 miliardë e 200 milionë dinarë. Buxheti i komunës nuk është përallë, por është dokument shkencor dhe ligjor dhe të shtohet buxheti real që maksimalisht mund të arrihet për një vit 800 milionë dinarë edhe të rritet për 50% më shumë vlerë, kjo është më tepër se përallë. Dhe ti tregohet popullit përalla, popullit të mençur që e kemi në Preshevë, populli që di të vlersojë, populli që ka jetuar me shekuj këtu këtë përallë nuk e ka dëgjuar kjo ndodh vetën në komunën e Preshevës” ka thënë kryetari i PDSH-së. /presheva.com/