Radja Nainggolan ka treguar se pse ka refuzuar Chelsean duke qëndruar te Roma.

Belgu ka qenë i lidhur me një kalim në Londër verën që shkoi, por që nuk u bë asnjëherë realitet.

“Zgjodha stilin e jetës, pasi këtu jetoj qe 12 vite”.

“Ndjejë respekt këtu, nuk dua të largohem. Jam shumë i lumtur këtu”.

Ai është pyetur edhe për ndeshjen derbin mes Juventusit dhe Intrerit.

“Juventus-Inter? Inter po ecën shumë mirë, pasi kanë një trajner shumë të fortë si është Stefano Pioli. E dija që do të rikuperonin pikë”.

“Shpresoj që rezultati do të shkoj në favor tonin, një barazim është i mirë”, ka thënë Radja.