NASA ka njoftuar zbulimin e 219 planetëve të reja jashtë sistemit diellor. 10 prej tyre janë të mëdhenj aq sa toka dhe janë të vendosur në një zonë të banueshme, pra kanë distancën e duhur nga yjet e tyre që u mundëson të kenë ujë të lëngshëm në sipërfaqe. Me të dhënat e reja të mbledhura nga teleskopi i hapësirës Kepler, numri total i planetëve ka shkuar në 2335.

Falë të dhënave të Kepler, një grup kërkimi ka mundur që të masë me precizion mijëra planetë, duke zbuluar dy tipologji kryesore: planetët me madhësi sa toka ishin shkëmborë, ndërsa ata më të vegjël se Neptuni ishin me të mbushura me gazra të ndryshëm.

“Na pëlqen të mendojmë se ky studim i klasifikimit të planetëve është si ai I biologëve që identifikojnë lloje të reja të kafshëve”, – thotë studiuesi Benxhamin Fulton. Zbulimi i këtyre dy tipologjive konsiderohet I rëndësishëm për shkencëtarët që punojnë për zbulimin e vendeve ku mund të zhvillohet normalisht jeta humane jashtë planetit tokë.