Reperi me famë botërore Prodigy, i cili ishte gjithashtu një nga pjestarët e dyshes së famshme të hip-hop-it, Mobb Deep, ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare.

Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur por thuhet se reperi ka qenë i shtruar në spital pas problemeve të rënda me aneminë. Së fundmi, Prodigy ka qenë në Las Vegas për një nga performancat  e grupit Mobb Deep.t. Përmes postimeve në llogaritë e tyre të Instagramit, e gjithë bota e repit i ka dhënë lamtumirën e fundit artistit, i cili ka qenë inspirim për shumë nga reperët e gjeneratave të reja.