Nga një operacion i rrëndë në spitalin e Turqisë nderoi jetë djali i komandantit të UÇK-së Rahim Samiut Komandant Zogut Flamur Samiu, njofton TV Koha. Familjes Samiu i shprehim ngushellime dhe Zoti i dhasht durimin.

Familja jote ishte shumë krenare me ty, të kujtojm me mall o engjull, qoft i leht dheu per ty, dhe qofsh gjithmon banor i Xhennetit. Rrahim Samiu i njohur si ish – komandant Zogu i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ndërroi jetë më 17 Maj të vitit 2011 në Tetovë pas një sëmundje të rëndë.

Ish – komandant Zogu është i njohur si një nga ish-luftëtarët e dalluar të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa në vitin 2012 presidentja e Kosovës Jahjaga Rahim Samiun – Komandant Zogun e dekoroi me URDHËRI HERO I KOSOVËS.