Ajri sot në mëngjes është i ndotur vetëm në Shkup. Në qytetet tjera janë matur koncentrime të PM10 – grimcave në suaza të kufijve të maksimale të lejuar deri 50 mikrogramë në metër kub.
Në Shkup sot në mëngjes sipas matjeve, më i ndotur ajri është në Gazi Babë me 191,60 mikrogramë PM10 grimca në metër kub, te Rektorati me 118,32 Karposh 95, Lisiçe 93,54, Qendër 68.10 dhe në Milladinovc 31.03 mikrogramë në metër kub./mia/