Sasho Trajkovski është emëruar për kryeshef në Drejtorinë e Pestë në Drejtorinë për Zbulim dhe Kundërzbulim.
Bëhet fjalë për njërin ndër sektorët më të rëndësishëm të DSK-së, që supozohet se i ka kryer përgjimet ilegale. Paraprakisht ai ka qenë inxhinier në këtë sektor. Nga posti udhëheqës në Sektorin për kontroll të brendshëm është shkarkuar edhe Aneta Stançveska dhe në vend të saj është emëruar Dejan Andonov.

Stançveska dëgjohet te njëra prej “bombave” të publikuara opozitare duke biseduar me ish ministren Gordana Jankullovska dhe duke i garantuar se policët e afërt me VMRO-në “gjithsesi” duhet të dalin të pastër, lidhur me një rast të ndodhur në Ohër.

Kryeshef i ri është emëruar edhe në krim-polici. Është shkarkuar drejtori i deritanishëm, Marjan Nakovski kurs në vend të tij është emëruar Marjan Kocev, këshilltar në kabinetin e ministrit Oliver Spasovski. Në MPB thonë se nga e hëna e ardhshme do të ketë ndryshime edhe në Sektoret për Punë të Brendshme në Shkup, Kumanovë, Veles dhe Manastir, si dhe ndërrim të kryeshefave në Njësitin për Intervenim të Shpejtë (NJISH) dhe në Njësitin për Detyra Speciale-Tigrat (NJDST), shkruan Dojçe Vele.

Në fazë të mëvonshme do të bëhen ndryshime të kryeshefave edhe në SPB Shtip dhe Strumicë, si dhe emërim i ndihmës-drejtorëve në MPB. Ndryshimet e para u bënë para dy javëve kur me propozim të ministrit Oliver Spasovski, qeveria emëroi Llazo Vellkovskin për drejtor në DSP, kurse Goran Nikollovskin për drejtor në DSK