Në afërsi të lagjes Maxhari, pak orë më parë, është ndaluar autobusi me numër 55 i Ndërmarrjes Transporti Publik dhe më pas është gjuajtur me gurë.
Destinacion të fundit ky autobusë ka komunën e Haraçinës. Sipas informacioneve, autobusi është sulmuar nga një grup prej rreth 20 persona, njofton “Koha”.
Disa persona janë lënduar në momentin kur shoferi i autobusit ka frenuar. Menjëherë është thirrur policia, ndërsa në vendngjarje ka ardhur edhe Ndihma e Shpejtë.