Si të dallohet nëse ndonjë fëmijë ka problem me zhvillimin, kur duhet të intervenohet dhe si të jetohet me pengesë, janë vetëm disa nga pyetjet të cilave duhet të ju përgjigjet punëtoria e sotme “Sy për barazi” që e organizon Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Maqedoni.

Në këtë punëtori do të diskutohet për shëndetin seksual dhe riproduktiv të personave me pengesa, si dhe për të drejtat dhe shërbimet e tyre.

Qëllimi i kësaj ngjarje është shkëmbimi i përvojave ndërmjet personave dhe prindërve të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe nxitje për pjesëmarrje aktive në jetën shoqërore dhe kulturore.

Mysafirë të këtij organizimi do të jenë vallëzuesit e studios për vallëzim të personave me nevoja të veçanta “Larondina” nga Britania e Madhe.