Sot në Skënderaj do të protestohet për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës së Apelit në lidhje me vendimin për rastin “Drenica I” ku u dënuan kryetari komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku si dhe Sylejman Selimi.

Protesta është thirrur nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së dhe Këshilli i punëtorëve të administratës komunale në Skenderaj.

“Protesta do të mbahet më datë 18 nëntor 2016 në Sheshin ‘Adem Jashari’ në Skenderaj nga ora 12:00. Ftohen të gjithë qytetarët e Skenderajt që t’i bashkohen kësaj proteste, në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe pjesëtarëve të saj dhe me kërkesën për vendim të drejtë nga Gjykata Supreme”, thuhet në njoftimin e Shoqatave të luftës./Klan Kosova