Edhe Shërbimi informativ Shtetëror përfshihet në kërkimet për të ashtuquajturin Eskobari i Ballkanit. Prej dy ditësh, SHISH ka kaluar në shërbim të përforcuar, sidomos në kryqytet, ku dyshohet se fshihet Klement Balili.

Mësohet se SHISH po mban në mbikëqyrje të plotë familjarët, si dhe miqtë e tij më të ngushtë.

SHISH ende nuk ka mundur të zbulojë vendndodhjen e trafikantit të drogës. Më herët, hetimet nga shteti fqinj thanë se Balili mund të ketë ndryshaur emër, por nuk përjashtohet as mundësia që të ketë ndryshuar pamjen e jashtme.

Në të njëjtën kohë, edhe SHKB ka nisur hetimet për dekonspirim në të paktën 3 operacione për kapjen e tij.

Tre janë efektivët, të cilët janë pezulluar nga puna deri në përfundim të hetimeve, ndërsa shërbimi i kontrollit të brendshëm mbetet i rezervuar në dhënien e informacioneve për këtë çështje.

40-vjeçari Klement Balili akuzohet për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike në Greqi e po ashtu edhe me vendet e BE-së.