Nëntori për ne shqiptarët nuk është vetëm muaji i njëmbëdhjetë i vitit , me të na lidhin shumë ngjarje të mëdha historike, është datë e lindjeve dhe e vedimeve të mëdha kombëtare. Është muaji i themelimit të alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe, kur në nëntor të vitit 1908, në Kongresin e Manastirit vendoset të merret për bazë alfabeti latin.

 

kongresi_i_manastiritMe këtë vendim zgjidhet dilema dhe përfundon rruga e gjatë dhe e vështirë,e përpjekjeve tona për një gjuhë të unisuar me të cilën do të shërbehet mbarë kombi shqiptar,dhe do të luftohet për çrrënjosjen e analfabetizit, dhe për ngritjen e vlerës, vetëdijes kulturore, arsimore kombëtare. Kur një herë e mirë do të zhduket hija e terri i analfabetizmit, kur  do të dilnim para botës si një popull me një gjuhë, alfabet e kulturë të përbashkët , ku shkrimtarët tonë do të mund t’i botonin veprat e tyre në botë e nga bota, sepse  hyri në përdorim alfabeti më i lexueshëm, që i përmbushte kërkesat dhe standardet gjuhësore botërore.

 

 

isa-boletiniKështu u ndalet hovi një herë e mirë armiqëve tonë, të cilët  tentonin të na mbanin nën errësirën e injorancës dhe mosdijes . Është nëntori i Skënderbeut famëmadh, është nëntori i plakut vlonjat Ismail Qemalit është dita e flamurit shqiptar, e shqiponjës dykrenare dhe ngjyrës së saj kuq e zi , që me dinjitet na mbajti nën hijen e vet të bashkuar deri më tani: si një komb me një gjuhë, kulturë, taraditë e simbole të njejta kombëtare. Flamuri ynë i lashtë, që për herë të parë do të  valvitet në Krujë, në nëntorin e vitit 1443 ,  që  nga ajo kohë u dha forcë dhe u priu trimave në  mbrojtje kundër armiqëve të shumtë, që kishim dhe  kemi. Pas shumë e shumë rrebeshesh kobzeza që ranë mbi ne, do të arrijë të valvitet përsëri, në nëntorin e vitit 1912 kësaj rradhe në Vlorën legjendare, nga vlonjati Isamil Qemali, i përkrahur nga shokë, miqë, e bashkëpunëtorë si: Hasan Prishtina ,Isa Boletini dhe i tërë populli shqiptar, që vuajti kaq shumë për një ditë më të bardhë .

c350144ce68e10c8bfebdfc2e53fac3fFlamuri i punuar nga vajza e quajtur Marigona, që nuk mbylli sytë tërë natën deri sa e qëndisi dhe ua dhuroi trimave për ditën e madhe. Nëntori është data e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kur me 28 nëntor 1912, Ismail Qemali do të shpallë Shqipërinë shtet të pavarur e sovran.

Jashtë kësaj kurore do të ngelë  Kosova, e cila do të vazhdojë me dinjitet e këmbëngulje rrugën e mëmës së vet. Sa gjaku u derdh, sa shtëpi mbetën të shkreta megjithatë Kosova marshonte, qëndronte, luftonte për ekzistencë. Përpjekjet e saj do të shpaguhen edhe pse shumë shtrenjtë, Kosova do të fitojë pavarësinë, por jashtë kufijëve të saj do të mbesin troje tjera,që do të vazhdojnë po të njejtën rrugë deri në ribashkimin e asaj që u nda me dhunë, kam bindjen dhe besimin, që do të ribëhët ILIRIA!

 

Përpjekjet tona për liri e pavarësi krijuan ngjarje, që  mbetën në kujtesën tonë për të  mos u harruar, data e 28 nëntorit ëshë data e shfaqjes së ushtrisë sonë më të lavdishme nëpër shekuj: Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , e cila lindi si një rreze shprese , dhe  rradhët e saj u forcuan me shumë Petrita e Lulëkuqe, që ishin morali, krenaria dhe baza shpirtërore nga ku ushqehej populli ynë i shumëvuajtur me shpresa të humbura  dhe i nëpërkëmbur nga barbarët serbo-sllav .

Në 28 nëntorin e vitit 1955 do të lindë djali i dytë i mësuesit Shaban Jashari, i cili punoi me përkushtim në luftën kundër analfabetizmit, djali i tij dhe i tërë Kosovës Martire, Adem Jashari, legjendë e gjallë, që luftoi deri në vetmohim për çështjen madhore kombëtare. Me lindjen e tij, dhe me qëllimin e tij madhorë ndyshoi historia jo vetëm kombëtare, por edhe botërore. Në hartat shkollore të tërë botës do të mësohet se ekziston shteti i quajtur Kosovë, dhe populli i saj shqiptar. Lufta e tij heroike e vëllait të tij Hamzait, e familjes së tij dhe i shokëve e bashkëluftëtarëve të tij na dhuroi lirinë, na dha emër e dinjitet.

Lavdi !