Nesër nga ora 09:00 deri në orën 15:00 pa rrymë elektrike do të mbeten shfrytëzuesit nga pjesët e rrugëve “Zletovska”, “Pellagonia” dhe “Bërsjaçka Buna”, në komunën Shuto Orizarë.

Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 12:00 nesër pa energji do të mbeten shfrytëzuesit nga rruga “Vllae”, në komunën Karposh.

Pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 15:00 do të jenë edhe shfrytëzuesit nga disa pjesë të fshatrave Semenisht dhe Çajlanë, në komunën Saraj.

Në periudhën nga ora 10:30 deri në orën 13:00 pa energji elektrike do të jenë edhe shfrytëzuesit nga disa pjesë të rrugëve “Panajot Ginovski” dhe “Aleksandri i Maqedonisë”, Marketi Stokomak dhe pompa e benzinës e Mak Petrolit me objektet e rrethinës, në komunën Gjorçe Petrov.

Siç njoftoi Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, ndërprerja është për shkak të intervenimeve të caktuara teknike.