Analisti politik Xhelal Neziri, ka thënë se takimi i liderëve shqiptarë është tentim i BDI-së për të rifituar legjitimitetin që e humbi në zgjedhje.
Sipas tij, shqiptarët votuan për ndryshime në skenën politike dhe çdo bashkim jashtë atij vullneti nuk është i arsyeshëm.
Neziri e quan hap të gabuar pjesëmarrjen e Aleancës për Shqiptarët, kurse bojkotin e Besës si të arsyeshëm meqë kjo parti dëshiron të profilizohet në opozitë.
Ahmeti, Sela, Memeti dhe Ostreni premtuan se takimet do të vazhdojnë deri në formimin e një platforme të pëbashkët kurse ftesa për partitë tjera mbetet e hapur.
Neziri: Aleanca për Shqiptarët gaboi, BDI po tenton të rifitojë legjitimitetin e humbur
