Nesër gjatë ditës në teritorin e Maqedonisë do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira ,e periudha me diell dhe me erë të përforcuar juglindore. Pasdite dhe gjatë natës drejt së martës, nën ndikimin valës së lagësht, të shkurtë, por intensive, do të ketë reshje të shiut, së pari në pjesët perëndimore, ndërsa gjatë natëas në ato lindore.

Siç informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM) në male reshjet do të jenë të borës.

“Në pjesët perëndimore pritet në disa vende të bijnë prej 10 deri 15 litra në metër katror, ndërsa në pjesët lindore, lokalisht edhe rreth 20 litra në metër katror. është e mundur edhe dukuria e rrallë e bubullimave. Prej të martës pasdite do të mbisundojë mot i ndryshueshëm dhe më i freskët”, kumtoi DPHM.