Në fakt, murit që u vendos në cepin verior të urës së Ibrit nga ana serbëve, do të duhej t’i hiqeshin 70 centimetra në pjesën e epërme të tij.

Kështu kishin vendosur inspektorë të ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të premten.

Por, punëtorët që kishin punuar për të zbatuar urdhëresën e inspektoratit, nuk u dukën më këtu gjatë të shtunës.

Projekti për rivitalizimin e urës së Ibrit, që erdhi si rezultat i bisedimeve mes Prishtinë e Beogradit në Bruksel, nuk parasheh ndërtimin e ndonjë muri në anën veriore të qytetit, siç ndodhi më pas e që u tha se është projekt i Komunës veriore për të nivelizuar sheshin “Kral Peteri” të cilin ajo po e ndërton. /Klan Kosova/