Fituesja e “Këngës Magjike” Rozana Radi po përjeton dashuri përrallash.

Ajo prej shumë kohësh ka mbajtur të fshehur lidhjen e saj, por së fundmi duket se media i është vënë pas për të zbuluar për të dashurin e zemrës së këngëtares.

Nëpërmjet postimeve të saj nga pushimet dimërore ka zbuluar edhe shoqëruesin e saj në këto ditë të ftohta.

Rozana ka vizituar një nga qytetet turistike të Greqisë, në Metsovo dhe nuk ka mundur të mbajë vetëm për vete çastet e lumturisë së saj. Të dashuruarit duken më të lumtur se asnjëherë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

auto_5207e0eb086972c45ab77e64682674e6-1_1483891515-12947451483893988