NJË LAJM I KEQ PËR SHQIPËRINË NGA BE

NJË LAJM I KEQ PËR SHQIPËRINË NGA BE

Shqiptarët janë rikthyer në vëmendjen e mediave ndërkombëtare në lidhje me numrin e madh të kërkesave për azil të bëra në vende të ndryshme të BE-së. Këtë shkruante dje dhe gazeta e madhe franceze “Le Monde”. Sipas saj shqiptarët ishin të parët në Francë për numrin e kërkesave për azil.

Ky lajm, për ish-kryeministrin Sali Berisha është një gjë e keqe për Shqipërinë në këtë fundviti, pasi sipas rregullave të reja të miratuara nga BE-ja, vendet që kanë një numër të madh azilantësh mund të ju rikthehen vizat.

E Shqipëria është pikërisht rasti i parë në listën e vendeve që mund të ju rikthehen vizat.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Një lajm tjetër i keq! Një rekord tjetër i zi!

Vendi në prag te rikthimit të vizave!

Shqiptarët dalin të parët në kërkesat për azil politik në France duke lënë mbrapa sirianët dhe afganet.

Të dashur miq, gazeta kryesore franceze “Le Monde” jep alarmin se shqiptaret janë aktualisht të parët në kërkesa për azil politik në Francë. Kjo gazetë shkruan gjithashtu se ata kanë lënë mbrapa sirianët dhe afganët në këto kërkesa. Mediat njoftojnë se amabasadori i Francës në Shqipëri me porosi të qeverisë franceze i ka drejtuar një letër prej tre faqesh autoriteteve të Tiranës ku ai shpreh shqetësimin tejet serioz të qeverisë së tij lidhur me shumfishmin muajt e fundit të kërkesave për azil politik nga shtetas shqiptar.

Po shtoj këtu se, kërkesat për azil politik të shqiptarëve në vendet e BE kanë qenë një shkak themelor i refuzimit të hapjes se negociatave me Shqipërinë. Por pas kësaj, për fat të keq, Shqipëria, midis 60 vendeve që kanë lëvizje të lirë me BE, është kandidati i parë me distancë të madhe nga vendet e tjera, për rivendosjen e vizave nga BE!

Këto janë kambanët e alarmit që bien për çdo shqiptar. Kërkesat për azil politik e shqiptarëve në Gjermani dhe vendet e tjera të BE janë rritur nga vetëm 432 vete që ishin në vitet 2011-2012 të marra se bashku, në rreth 100 mijë në vitet 2014-2016. Vetëm largimi i Edvin Kristaq Ramës, autorit të vërtet të eksodit të dytë masiv, pra eksodit të viteve 2014-2016, gjatë të cilit janë larguar nga Shqipëria rreth 200 mijë vetë e nga të cilët afro 100 mijë kanë kërkuar azil politik, mund të shpëtojë vendin nga një ndëshkim i rëndë dhe me pasoja tejet serioze si rivendosja e vizave nga BE për Shqipërinë!


* Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim paraqesin mendimet dhe të drejtat e autorit, nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë së Manastiri Lajm.

Pin It on Pinterest