Bedri Elezi nga Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare, ka deklaruar se e kanë identifikuar një serb nga Gjilani që financon dhe ka financuar grupet terroriste në Kosovë.
“E kemi njoftuar edhe presidentin dhe kryetarin e Kuvendit për këtë shtetas serb. Besohet se ai ka pasur kontakte me njerëz që kanë pasur procese gjyqësore. Ai është i rrethit të Gjilanit”, ka thënë Elezi në “Ora e Fundit” në Klan Kosova.

“Ne dyshojmë se ai është i infiltruar në shërbimet inteligjente që nuk e duan Kosovën”.

Ai ka thënë se si institut e kanë kryer punën kur për këtë person që thotë se e njeh edhe vet, e kanë njoftuar presidentin dhe kryeparlamentarin.

“Nuk e kam takuar atë person por e di se kush është. Ai ka fuqi të madhe e ka edhe një serbe bashkëpunëtore e cila ju jep edhe mjete financiare. Ky serb ka sjell pare grupeve që kanë dashur të shkojnë në Siri”, ka thënë Elezi.

Ai ka folur rreth asaj se në Kosovë mund të ketë pasur prezent pjestarë të organizatës terroriste Al-Qaeda, lidhur me një raport të Wikileaks, ku thuhet se kanë qenë disa veta që kanë vepruar në Kosovë.

“Kjo është një rrjedhje e hershme që nga viti 2016. Kjo ka rrjedh nga administrata e shtetit amerikane”, ka thënë Elezi.

“Ka disa prej tyre që i kam pa, kam pasur rastin ta takoj. Kam punuar si gazetar. Befasi për mua ka qenë emri i hoxhës Ekrem Avdiu, që mund të jetë pjesë e Al-Qaeda”, ka shtuar ai.

Sipas informacioneve që ka, ai thotë se beson se këta njerëz e kanë frekuentuar Kosovën.

Qysh në vitin 1993 thuhet se anëtarë të Al-Qaeda kanë qenë në Shqipëri, edhe vet Bin Laden më 1994.

Unë kam qenë pjesëtar i njësisë speciale 162 në Kaçanik.

“Emri i Ekrem Avdiut është ndërlidh pasi mund të ketë pasur takime me ta, por unë e di se ai vetëm ka qenë ushtar i UÇK-së”.

Elezi thotë se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka pas tentativa që këta pjesëtarë të Al-Qaeda të kenë qasje në UÇK.

“Ata nuk kanë mundur ta ndërhyjnë në ushtri, pasi nuk kanë mundur që luftën ta bëjnë sipas xhihadit”, ka përfunduar ai. /Klan Kosova/