Festim Lato, i zgjedhur si kryeministër i Republikës së Çamërisë, ka përcjellë një urim tek të gjithë shqiptarët me rastin e festës së ndërrimit të viteve.

 

Lexojeni më poshtë urimin e plotë:

 

“Përshëndetja e kryeministrit të Çamërisë për vitin e ri 2017

Shqiptarë!

Viti që po ikën 2016, krijoi Republikën e Çamërisë, si shtet të tretë shqiptarë në hapësirat e Ballkanit.

Natë e ditë po punojmë si qeveri e Republikës së Çamërisë, që përreth shtetit çam të mbledhim burrat me vlera të kombit tonë shqiptarë dhe ketë shtet ta bëjmë të pavdekshëm.

Ditët e zeza të çameve nën okupimin shekullor grek po përfundojnë dhe dielli Ilirisë për Çamërinë tashme ka lindë.
Dielli ishte simboli besimit ilir, ndërsa viti i ri 2017 le të jetë viti simbol i rrezatimit të lirisë në terë territorin e Republikës së Çamërisë.

Gëzuar të gjithë shqiptarëve kudo që të festoni, dhentë zoti që vitin e ardhshëm t’iu ftoj gjithë shqiptarëve të festojmë kërshëndellat dhe festat e fund vitit në Çamërinë e Çliruar.

Zoti e bekoftë Republikën e Çamërisë
Zoti i bekoftë festat shqiptare”