Një grua 45 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të pësuara në një aksident trafiku.
Aksidenti raportohet të ketë ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën rajonale Mitrovicë-Podujevë në zonën e Tunelit të Parë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zaiti, ka bërë të ditur se në aksident është përfshirë vetëm një veturë, drejtuesi i së cilës ka humbur kontrollin me ç’rast ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar.
Përveç viktimës, lëndime kanë pësuar edhe dy

persona, drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer të cilët po trajtohen në spitalin rajonal të Mitrovicës.

Trupi i pa jetë i viktimës u është liruar familjarëve, shkruan koha.net