SHBA-të ruajnë pozicionin si shteti më i fuqishëm në tokë, pavarësisht rënies së respektit për udhëheqjen e saj nga Trump.
World Report dhe US News kanë publikuar raportin vjetor të 2017-tës ku në mes të 80 vendeve, janë listuar vendet më të fuqishme, duke plotësuar një serë kriteresh nga historia kulturore dhe cilësia e jetës.

Një tjetër kriter i  rëndësishëm ishte fuqia politike dhe ekonomike me ndikim në vend dhe në vendet e tjera ndërkombëtare si dhe cilësinë ushtarake.

Më shumë se 21.000 udhëheqës të biznesit dhe qytetarë janë anketuar me qëllimin për të zbuluar se si  janë perceptuar shtetet në shkallë globale. SHBA u perceptua si më e fuqishmja, e ndjekur nga Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar. Vende të tjera nga lista të përfshijnë Pakistanin, Turqinë dhe Izraelin.

Lista me  23 shtet më të fuqishme në botë:

23. Katari- Vendi i Lindjes së Mesme me të ardhurat për frymë më të larta në botë. Megjithatë, rënia e çmimit të naftës e ka goditur disi ekonominë e këtij vendi, duke ngadalësuar të ardhurat këtë vit.

22. Spanja-  Anëtarësimi në BE në vitin 1986 shënoi një ngritje të ndjeshme në modernizimin e infrastrukturës së Spanjës, në industri, por dhe politikat ekonomike.
21. Hollanda- Gjykata e Hagës bën që Holanda të luajë një rol të rëndësishëm në skenën botërore.

 
20. Pakistan- Paqëndrueshmëria politike, korrupsioni dhe lufta me ekstremizmin kanë penguar këtë shtet të ringrihet. Nga ana tjetër, rritja e këtij shteti është ndalur si pasojë e dështimit të tërheqjes së investimeve të huaja.
19. Suedia–  Qasjet e këtij shteti për të rritur mirëqenien e qytetarëve të saj ka fituar respekt në skenën globale.
18. Italia- Edhe pse u përball me një vit të trazuar politik pas dorëheqjes së ish-kryeministrit Renzi, Italia është bërë sërish pjesë e kësaj liste, ndërsa është edhe ekonomia e tretë më e madhe e Eurozonës.
17. Australia – Pavarësisht renditjes vetëm në vendin e 17 për fuqinë e saj dhe ndikimin global, Australia ishte në vendin e katërt në renditjen e vendeve me mirëqenie të lartë.
16. India – Për pjesën më të madhe të vitit 2016, India ishte shteti me rritjen më të lartë ekonomike.
15. Zvicra-  Kombi i vogël europian është vlerësuar si vendi më i mirë në botë për të jetuar.

 
14. Iran- Prej kohësh është në interes të fuqive të mëdha botërore për shkak të vendndodhjes strategjike në kuadër të Lindjes së Mesme. Irani zotëron 9 përqind të rezervave të naftës në botë.
13. Turqia – Porta hyrëse e Lindjes së Mesme në vendet e BE. Marrëdhënie e tensionuar e Turqisë me disa vende të BE-së mund të pengojë progresin e vendit.
12. Kanadaja – Partneri më i madhe tregtar i Shteteve të Bashkuara. U rendit ne vendin e dytë në botë si shteti më i mirë për të jetuar.
11. Korea e Jugut – Marrëdhëniet e tensionuara me fqinjët e saj të izoluar ka bërë që Koreja e Jugut të marrë mbështetje të vazhdueshme ushtarake nga SHBA. Eksportuesi i 6 më i madh në botë.
10. Emiratet e Bashkuara– Një nga importuesit më të mëdhenj në botë të armëve dhe pas Arabisë Saudite ka buxhetin e dytë më të madh të mbrojtjes nga shtetet arabe.
9. Arabia Saudite- Rezervat e naftës kanë lejuar që të bëhet një nga kombet më të pasura dhe më të fuqishme në Lindjen e Mesme. Ky shtet prej kohësh konsiderohet si një aleat i ngushtë i SHBA, Britanisë dhe vendeve të tjera Perëndimore.
8. Izrael- Për një vend me një popullsi pak më shumë se 8 milionë banorë, ndikimi i Izraelit në skenën botërore është i madh. Pavarësisht konfliktit me Palestinën, kombi hebre ka një ekonomi të fortë dhe një nivel të lartë të arsimit.
7. Japonia – Një nga kombet me teknologjinë më të avancuar. Japonia krenohet si ekonomia e tretë më e madhe në botë.
6. Franca- Të ardhura për frymë më shumë se 34 mijë euro. Franca është një nga eksportuesit më të mëdhenj të armëve. Ndikimi i saj shtrihet në të gjithë botën, nëpërmjet shkencës, politikës, ekonomisë dhe kulturës.
5. Gjermania- Shihet si qendra e ekonomisë Europiane. Vendi më i populluar i kontinentit. Roli i saj në skenën botërore është bërë gjithnjë e më i madh që prej bashkimit në 1990-n.
4. Britania e Madhe – Një vend tejet i zhvilluar që ushtron ndikim të konsiderueshëm ekonomik, politik, shkencor dhe kulturor në botë. Deri tani duket se dalja nga BE nuk ka pasur ndonjë ndikim të madh
3. Kina- Shtëpia e më shumë se 1.4 miliard njerëzve. Vendi tashmë ka ushtrinë më të madhe në botë. Ekspertët parashikojnë se në 2050 do të bëhet ekonomia më e madhe e botës.
2. Rusia – Shpenzon 5.4 përqind të buxhetit vjetor për mbrojtjen, më shumë se SHBA që shpenzon vetëm 3.3 përqind.
1. SHBA- Gati 75 përqind e të anketuarve thonë se SHBA kanë humbur respekt pas zgjedhjeve, por vendi renditet ende si më i fuqishmi. Ndikimi i saj ekonomik, politik, kulturor, e buxheti i lartë i mbrojtjes e vendosin SHBA në krye të kësaj liste.