Këngëtari i njohur shqiptar i muzikës rep është ndaluar nga policia e qytetit të Durrësit. Ndaj tij nga nisur një procedim penal pasi akuzohet se nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së Rendit.
Rigers Rajku siç është emri i tij i vërtetë, 30-vjeçari me banim në Durrës gjatë ditës së djeshme është ndaluar nga patrulla e qarkullimit rrugor në aksin Ura e Dajlanit-Plepa, duke drejtuar automjetin e tij, një Benz me targë AA 517 MT.

Uniformat blu i kanë kërkuar dokumentacionin e makinës dhe nga kontrolli u evidentua se nuk kishte leje drejtimi me vete dhe gjoba të papaguara.

Në vijim i është dhënë urdhër që të shoqërohet në ambientet e Komisariatit, (deri në momentin që ndonjë person të sillte lejen e tij të drejtimit dhe të paguante gjobat), por ai nuk i është bindur punonjësve të policisë dhe është larguar së bashku me automjetin.

Menjëherë Efektivet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në komisarit të Noizyt së bashku me automjetin i cili është sekuestruar.

Pas kryerjes së veprimeve procedurale policia thotë zyrtarisht se i ka kaluar materialet Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar në nenin 242 të Kodit Penal. /Gazeta Express/

reperi-noizy_1481966780-2934955 f746a86b-9ada-4996-942e-a167e5673a5e_1481966712-504411