Pas takimeve me lidershipin në Maqedoni, euro-komisioneri për zgjerim në BE, Johannes Hahn ka takuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Johannes Hahn me të cilin kanë biseduar për sigurinë në vend.

“Ishte respekti ynë të jemi nikoqir i Johannes Hahn në hapësirat e MPB-së. Eurokomesari Hahn shprehu mbështetjen e drejtërdrejtë teknike dhe materiale për policinë e Maqedonisë. Mirënjohje dhe respekte! Në këtë ngjarje ishin edhe personalitetet tjera të jetës politike dhe diplomatike si zv.kryeministri për çështje europiane, Arbër Ademi, Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Agron Buxhaku dhe shkëlqësitë e tyre ambasadorët e vendeve të BE-së në Maqedoni!”, ka komentuar Nuhiu.