Në lidhje me komentet e djeshme për ndryshimet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ministri Agim Nuhiu, thekson se nuk bëhet fjalë për vendimet e tij, por për mbarim të periudhës për të cilën ata ministra kanë qenë të të ngarkuar në pajtim me Marrëveshjen e Përzhinës.

“Në lidhje me komentimet e djeshme në rrjetet sociale për ndryshimet kadrovike muaj më parë në MPB, po e saktësojmë për opinionin e gjërë edhe një herë faktin se ardhja e zv/ Ministrit shqiptar në krye të MPB-së si dhe largimi i z. Oliver Spasovski të LSDM-së dhe z. Oliver Andonov të VMRO-së është rezultat i Marrëveshjes së Përzhinos.

Udhëheqësit tjerë të emëruar sipas Marrëveshjes së Përzhinos, vendimet i kanë pasur për periudhë kalimtare. Restitutio in integrum është bërë ex lege. Nëse nuk do ishte kështu, me siguri do të kishte edhe ndryshime tjera kadrovike!”, shkruan Nuhiu në profilin e tij zyrtar në Facebook.