OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese me shkrim fajëson kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, për përhapjen e shovinizmit dhe irredentizmit në vend.

“Pas heqjes së flamurit maqedonas në qendër të Kumanovës, sot edhe në ndeshje futbolli mes Vardarit dhe Shkupi në Çair është shfaqur flamuri i Shqipërisë së Madhe. Zaev është drejtpërdrejtë i përfshirë në përhapjen e shovinozmit dhe irredentizmit, i cili e ka përfshirë shtetin e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti i bëjnë pyetje Zoran Zaevit nëse është i kënaqur me rezultatin e arritur në veprimtarinë e tij.

ssh

v