Një grua nga Amsterdami i Holandës e moshës 72 vjeçare është gjetur e vdekur në një hotel në Ohër.

Gruaja me iniciale V.S.B.T.M nga Amsterdami kishte ardhë si turiste në Ohër dhe dje rreth orës 10 para mesnate është paraqitur në polici rasti se ajo është gjetur e vdekur në dhomën e hotelit, ku ka qenë e vendosur.

Asaj nuk i janë parë shenja të dhunës në trup ndërsa mjekët vetëm se e kanë konfirmuar vdekjen. Prokuroria e ka dorëzuar për obduksion dhe janë duke u vërtetuar shkaqet e vdekjes.