Ish-sekretarja e Shtetit dhe përkrahësja e madhe e Kosovës, Medlin Albright, ka thënë se është e gatshme të regjistrohet si myslimane në solidaritet me ata që praktikojnë fenë në Amerikën e Trumpit.

Kundërshtimi i Albright vjen pas raportimeve se Presidenti Trump është duke planifikuar të marrë masa ndaj imigrantëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Unë u rrita si katolike, u bërë anëtare e Kishës anglikane dhe më vonë zbulova se familjen e kam hebreje. Jam gati të regjistrohem si myslimane për solidaritet”, ka shkruar Ollbrajt në Twitter.

Reagimi i ish-Sekretares së Shtetit ka ardhur pasi Presidenti pritet të nënshkruajë një urdhër me të cilin ua ndalon hyrjen imigrantëve me origjinë nga shtatë shtete myslimane.

Albright edhe më parë ka thënë se do të solidarizohet me myslimanët nëse Donald Trump i detyron ata që të regjistrohen.

“Nëse i detyroni myslimanët të dlargohen, ne do të regjistrohemi si myslimanë”, ka thënë Albright në protestën e javës së kaluar “Woman’s March”.

alb4-660x330