OnePlus 3 tashmë është një nga pajisjet më të mira Android të këtij viti, duke marrë parasysh atë që ju merrni për shumë pak dollarë.

Por OnePlus nuk do të presë deri në vitin 2017 për lançimin e një smartphone të ri. Kompania kineze ka qenë duke punuar në diçka tjetër, dhe ne do e shohim atë javën e ardhshme. Kompania me anë të llogarisë në Twitter, ka njoftuar se pajisja do të prezantohet zyrtarisht javën që vjen.

Një video jashtëzakonisht e shkurtër ka konfirmuar se pajisja do të ketë një Snapdragon 821 (2.35GHz), të njëjtin procesor i cili aktualisht gjendet në Google Pixel.

Rrjedhjet e mëparshme tregojnë deri tani për një pajisje të quajtur OnePlus 3T, e cila do sjell një ekran LCD 5.5 inç FullHD, kamer 16 megapixel dhe Android 7.0 Nougat.