Askush nuk e ka të qartë se pse pikërisht sot BDI ka caktuar koktej për anëtarësinë dhe simpatizuesit në Tearcë. Nuk dihet shkaku, kur e kemi parasysh se në këtë komunë BDI shënoi rezultat katastrofal në krahasim me vitin 2014, kurse kokteji organizohet në prag të rivotimit të ditës së diel, kur do të vendoset raporti përfundimtar i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, shkruan Gazeta Lajm. Ja ftea e plotë e BDI-së për aktivistët e Tearcës:

FTESË

Të nderuar dhe shumë të respektuar banorë të Komunës së Tearcës, simpatizantë të Bashkimit Demokratik për Integrim, ju të palodhshëm aktivistë, antarë, shefa shtabesh dhe funksionarë të lartë shtetrorë, Ju ftojmë që të merrni pjesë në një koktej rasti të organizuar nga udhëheqësia e Bashkimit Demokratik për Integrim në Komunën e Tearcës ditën e premte, sot me datë 23/12/2016 me fillim në ora 18:00 te restaurant Shaza në fshatin Sllatinë.

Me këtë rast, dëshirojmë që të ju falenderojmë për mbështetjen e parezervë që na keni dhënë dhe po vazhdoni që të na jepni vazhdimisht, njëkohësisht të japim edhe një mesazh se që nga fillimi kemi qenë bashkërisht dhe kështu të bashkuar do të vazhdojmë që të jemi edhe në sfidat e ardhshme ku edhe bashkërishtë do të vendosim për ditët më të mira që po vijnë për banorët e Komunës së Tearcës!

E Premte, sot  23.12.2016
Ora 18:00
Res.Shaza – f. Sllatinë

Jeni të mirseardhur!
Me shumë sinqeritet dhe pafundësisht mirnjohës!
BDI – Tearcë

 

/ lAJM/