Diplomati zviceran, Thomas Greminger do të bëhet sekretari i ri i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ranë dakord sot ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare pas disa muajsh bisedime diplomatike.
“Pas arritjes së një marrëveshjeje të përgjithshme gjatë takimit sot në Vjenë, në ditët në vazhdim pritet një vendim zyrtar”, tha ministri i Jashtëm austriak si edhe kryetari aktual i OSBE-së, Sebastian Kurz.

 

Përveç kësaj, vendet e OSBE-së kanë emëruar si kreun e grupit të monitorimit të zgjedhjeve, ish-ministrin e Jashtëm islandez, Ingibjorg Solrun Gisladottir, përcjell Atsh.

Në dy vendimet e mëtejshme, ish-sekretari francez i Shtetit, Harlem Desir u caktua si vëzhgues i OSBE-së për lirinë e medias, ndërsa ish-sekretari i përgjithshëm i OSBE-së, Lamberto Zanier do të emërohet si përfaqësues i grupeve të pakicave.