Sot në kuadër të vizitës zyrtare në Bulgari, zv.kryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, u takua me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, përgjegjës për fonde dhe politikë ekonomike, Tomislav Donev.

Dy bashkëbiseduesit biseduan për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe për mundësitë e mbështetjes së vendit nga ana e Bullgarisë në aspiratat evropiane dhe euroatlantike, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Krahas asaj që jeni vend anëtar i BE-së dhe të NATO-s, ju jeni fqinj i yni dhe para së gjithash vend mik i yni i cili njeh rëndësinë e mbështetjes së integrimit të Maqedonisë, si dhe të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Osmani në takim.

Në takim u dakorduan që në periudhën e ardhëshme të realizohen kontakte direkte në nivel ekspertësh me qëllim të realizimit të bashkëpunimit praktik dhe shfrytëzim më efikas të fondeve të BE-së.

Në fund Osmani edhe një herë konfirmoi se integrimi evropian mbetet prioritet strategjik i vendit, duke theksuar se Bulgaria është njëra ndër vendet kryesore promotore në këtë proces brenda Unionit./Telegrafi/