Lideri i partisë Uniteti, Gëzim Ostreni porositë partitë politike të mos përdorin emrin e UÇK-së në fushatë parazgjedhore, por që para popullit t’i shpalosin programet e tyre zgjedhore.

“Ushtria Çlirimtare Kombëtare, ishte organizatë patriotike, dhe ajo, normalisht, në shtator të vitit 2001 u shpërbë. Mendojmë, se askush nuk duhet të thirret në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, për shkak se ata që marrin pjesë në zgjedhje, duhet të thirren në programet e tyre zgjedhore. Emocionet dhe në një mënyrë ndikimi te qytetarët shqiptarë në veçanti, do ta dëmtojnë Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, për shkak se ajo e kreu misionin e saj, dhe këta tani, partitë , duhet të flasin se cila është arsyeja qa ata nuk i kanë realizuar detyrat dhe përcaktimet e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të shprehura në marrëveshjen e Ohrit dhe në ndryshimet e kushtetutës”, deklaroi për CIVIL Media Ostreni.

Me të filluar fushata parazgjedhore theks të veçantë është vendosur mbi ish Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare, e cila misionin e saj kreu më 2001.