Për shkak të rindezjës së konfliktit në Ukrainën lindore, vendi është në prag të një katastrofe humanitare.

Situata është përshkallëzuar në Donetsk Avdivijki ku luftime e ashpra kanë bërë që të ndërpritet furnizimi me energji dhe me ujë, transmeton lajmi.net.

Gjendja në Ukrainë tani është më e rënda gjatë konflikteve të muajve të fundit, shkruan DW.

Aktualisht më shumë se 35.000 banorë jetojnë në qytetet që janë në vijën e frontit dhe jeta e tyre është në rrezik çdo ditë e më shumë.

Në konfliktin e fundit, u është prerë furnizimi me energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Kjo është gjendja aktuale në Ukrainë, tani kur gjatë ditëve të ftohta të dimrit temperaturat kanë arritur në -20 gradë. Kjo është arsyeja pse Adiivika ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Autoritetet janë duke u përgatitur për të evakuuar mijëra njerëz nga atje, për të parandaluar një katastrofë.

DW deklaroi se, në hijen e zgjedhjeve në SHBA, situata në lindje të Ukrainës është teje përshkallëzuar në fund të viti 2016.

1OyktkqTURBXy9hM2JjYmVmNDhhZjI0NDExODNkNzkyY2Y0MjE3OTAyNi5qcGVnk5UCzQMUAMLDlQLNAdYAwsOVB9kyL3B1bHNjbXMvTURBXy8xZDc0Y2I0MTcwNTk1MDQzNjYyOWNhYmQ2MDZmNTBmNi5wbmcHwgA TZNktkqTURBXy82NjM0NjA5NTk4OTIzYTQ3ZjY2MzVjODZjNDExNjY5NS5qcGVnk5UCzQMUAMLDlQLNAdYAwsOVB9kyL3B1bHNjbXMvTURBXy8xZDc0Y2I0MTcwNTk1MDQzNjYyOWNhYmQ2MDZmNTBmNi5wbmcHwgA