Agjencia për Мedia do të ngritë procedura kundërvajtëse kundër televizioneve Alsat, TV21, Nova, Nasha dhe Telma, për shkak të shkeljeve të neneve të Kodit Zgjedhor të cilat e rregullojnë publikimin dhe kohëzgjatjen e mesazheve të paguara propaganduese të partive. Sipas vendimit të sotëm të Komisionit të përhershëm, televizionet Alsat, TV21, Nova dhe Telma e kanë shkelur nenin 75-gj të ligjit, kur kanë emetuar reklama të cilat janë më të gjata se maksimumi i lejuar prej tetë minuta për një orë. Kundër Nova dhe Nasha janë ngritur procedura edhe për nenin 76 paragrafi 4 të Kodit zgjedhor, pasi që kanë emetuar reklama gjatë emisionit informativ, debatit pas intervistës, pas përfundimit të emisionit. Këto masa janë jashtë monitorimit të rregullt 10-ditor të raportimit të mediave të cilin e bëjnë Komisioni i përhershëm dhe Agjencia për Мedia. Të premten, për shkak të mungesës së anëtarëve të Komisionit të përhershëm nuk u mbajt seancë e cila duhej të debatojë për procedura kundërvajtëse kundër katër mediave.