Mëngjesin e sotëm në lagjen “Partizani” në Burrel, në katin e 5 të një pallati, tek zgara prej hekuri që ndan shkallën është gjetur një pako e dyshuar me lëndë plasëse.

Grupi hetimor konstatoi pakon në afërsi të derës së banesës së A.C, 56 vjeç.

Sipas policisë, lënda plasëse nuk ka shpërthyer. Grupi hetimor ka bërë menjëherë çaktivizimin e pakos me tritol me peshë 200 gram.

Policia thotë se po hetohet për zbardhjen e ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit që ka kryer këtë akt.

15d5ba3d-621a-4c92-8e29-efac69862dcc_1485254938-5372277

cf9e54ae-57ae-4457-8981-9da6c4a46d3e_1485254938-2375582