​Kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, nuk është marrë fare me refuzimin e ftesës së tij për takim që i kanë bërë Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja.
Haradinaj të martën është takuar me përfaqësuesit e komuniteteve joserbe, nga të cilët ka marrë mbështetjen e plotë për formimin e qeverisë së re. Ramush Haradinaj është shprehur i bindur se i ka votat për t’u bërë kryeministër i vendit.

 

Një burim i mirinformuar brenda koalicionit PAN ka bërë me dije për gazetën “Epoka e re” se ky koalicion ka arritur t’i sigurojë 62 vota të deputetëve për formimin e Qeverisë.

“Koalicioni PAN tashmë i ka siguruar 62 vota. Tre deputetë të koalicionit LAA do ta votojnë Haradinajn për kryeministër. Ne presim që seanca konstituive e Kuvendit të mbahet javën e ardhshme”, ka thënë ky burim.