PDK-AAK-NISMA kanë nisur festen e fitores në sheshin ‘Skënderbeu’ të Prishtinës. Kreu i PDK’së, Kadri Veseli ia ka dhënë fjalën Ramush Haradinajt duke e quajtur kryeministër.
“I pari të fole kryeministri”, u ka thënë Veseli simpatizantëve të mbledhur në shesh, në mesnatë.

Ndërsa, Ramush Haradinaj, në adresimin e tij të fitores, ka vlerësuar se zgjedhjet e sotme parlamentare të kenë qenë më të mirat që janë mbajtur në Kosovës, shkruan Gazeta Express.

“Sot Kosova ka fitu. Janë zgjedhjet më të mira që i kemi mbajtë. Kosova sot ia ka dhanë fitoren tonë koalicionit tonë PDK-AAK-NISMA”, ka deklaruar mandatari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-NISMA.

“E di që na presin shumë punë”, tha Haradinaj, në shesh.