Nga 11 deri më 14 maj do të mbahet Panairi i Veturave në Shkabaj, afër Prishtinës.

Sipas organizatorëve në këtë Panair do të prezantohen 21 brende të automjeteve me modelet e tyre më të reja: Alfa Romeo, Audi, Citroën, Dacia, Fiat, Ford, Hyundai, Infinit, Jaguar, Jeep, Land Rover, Mercedes, Nissan, Peugeot, Porsche, Renault, Skoda, Suzuki, Toyota dhe Volkswagen.

Por, edhe kompanitë tjerë që kanë lidhje me industrinë e automobilizmit do të jenë prezente, derisa do të ketë edhe shumë befasi tjera.

Gjithashtu do të jetë këndi i fëmijëve në mënyrë që familjarët të vizitojnë sa më shumë këtë Panair.

Hyrja në panair do të jetë falas, ashtu si edhe transporti.