Papa Françesku përsëri u ka bërë thirrje njerëzve që të ndërtojnë ura të mirëkuptimit, dhe jo mure, teksa e ka shënuar ditën festive të një emigranteje sudaneze midis një potere globale për tentimet e administratës së Trumpit për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane.

Papa nuk iu referua presidentit Donald Trump në komentet e tij.

Emigrantja ishte një robëreshë sudaneze nga shekulli i 19-t, e cila pasi që kishte emigruar në Evropë, ishte bërë murgeshë.

Sudani është njëri nga shtatë vendet në listën e ndalesës së hyrjes në SHBA.

“Në kontekstin social dhe civil, bëj thirrje që të mos ndërtohen mure por ura,” ka thënë Papa.

“Bëj thirrje që të keqes mos t’ju kundërpërgjigjeni me të keqe. Por të keqen ta mposhtni me të mirën, shkeljet me falje. Një i krishterë kurrë nuk do të thoshte ‘ju do të paguani për këtë.’ Kurrë,” ka thënë Papa.